Klub i basketbollit Trepça do të takohet sonte me Tiranën.
Ndeshja, e cila do të zhvillohet në palestrën sportive mitrovicase ‘Minatori’ dhe do të fillojë në ora 19:00.
Ajo që e bën të veçantë këtë takim është se një përqindje e madhe e parave të grumbulluara nga shitja e biletave për këtë ndeshje, do t’i dhurohen Fatime Ukas, e cila ka nevojë për shërim jashtë vendit.
Kujtojmë se Trepça zë pozitën e tretë me gjashtë pikë ndërsa Tirana është e parafundit me një pikë më pak se mitrovicasit. /Telegrafi/