Site icon Telegrafi

“Trepça” shqipton gjobë ndaj dy punëtorëve – Keqpërdorën kartelën identifikuese, njëri e bëri hyrjen në punë për tjetrin

Ndërmarrja publike "Trepça"

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka shqiptuar masën disiplinore “Dënim me gjobë” ndaj dy punëtorëve, inicialet e të cilëve janë Z.B. dhe A.A.

Sipas njoftimit, dënimi me gjobë është në lartësi 30 për qind të pagës mujore në kohëzgjatje prej tre muaj, shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka thënë se këta punëtorë, më 03.12.2024 kanë keqpërdorur kartelën identifikuese, ku njëri nga punëtorët e ka bërë hyrjen me kartelë për tjetrin gjatë hyrjes në punë.

Bëhet e ditur se kjo është vërtetuar edhe nga kamerat e sigurisë dhe sipas njoftimit, ata kanë kryer shkelje të detyrave të punës.

“Të njëjtit me datën 03.12.2024 kanë keqpërdorur kartelën identifikuese, ku njëri nga punëtorët e lartë cekur ka bërë hyrje me kartelë për tjetrin gjatë hyrjes në punë, si dhe kjo është vërtetuar edhe nga kamerat e sigurisë, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 i Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version