Site icon Telegrafi

Trepça rrezikon përjashtimin nga Liga Ballkanike

Viti 2017 mund të fillojë keq për skuadrën e Trepçës.

Skuadra mitrovicase mund të përjashtohet nga Liga Ballkanike, ndërsa njoftimin e ka bërë vet liga me anë të një komunikate për media.

Fatkeqësisht, para përfundimit të vitit 2016, drejtori sportiv i Ligës Ballkanike është detyruar të merr një vendim të vështirë për të ardhmen e Trepçës si pjesëmarrëse e kësaj gare.

“Me zhgënjim të madh, duam të ju informojmë zyrtarisht se KB Trepça mund ta humb të drejtën e saj për pjesëmarrje Ligën Ballkanike për stinorin 2016/17, pasi që ka dështuar t’i kryejë me kohë obligimet ndaj nesh”, thuhet në njoftimin e BIBL.

Ndër tjerash, thuhet se vendimi përfundimtar nëse Liga Ballkanike do të vazhdojë me Trepçën apo jo, do të merret sipas Propozicionit të Garave pas datës 6 janar 2017.

Exit mobile version