KB Trepça ka nënshkruar marrëveshjen të re me basketbollistin Drilon Hajrizi, i cili tani e tutje do të jetë edhe kapiten i ekipit.
Faqja zyrtare e klubit mitrovicas ka njoftuar marrëveshjen e re me Hajrizin.
“Drilon Hajrizi është lojtar i cili me kategorinë e kadetëve fitoi tre tituj kampioni, e katër të tjerë me kategorinë e juniorëve”, ka njoftuar faqja zyrtare e Trepçës, shkruan Telegrafi.
Në njoftim thuhet se roli i Hajrizit në sukseset e klubit basketbollist mitrovicas edhe me kategorinë e seniorëve është i pamohueshëm.
“Klubi është mirënjohës për kontributin e tij”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se për këtë arsye kanë vendosur që në “Ditën e Çlirimit” të nënshkruajnë marrëveshje me numrin 12, numër të cilin e bartë tashmë kapiteni Drilon Hajrizi. /Telegrafi/