Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se është prolonguar afati i aplikimit për pozitat “Zyrtar Kryesor Financiar dhe të Thesarit” dhe “Zyrtar i Auditimit të Brendshëm”.
Sipas njoftimit, afati është prolonguar me qëllim të rritjes së konkurrencës, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, shkruan Telegrafi.
“Trepça” ka njoftuar se afati për aplikim është prolonguar nga data 11.12.2024 deri më 25.12.2024.
“Me qëllim të rritjes së konkurrencës, transparencës dhe gjithëpërfshirjes, Bordi Mbikëqyrës i Trepça Sh.A., ka vendosur të prolongojë afatin e aplikimit nga 11.12.2024 deri më 25.12.2024 për pozitën ‘Zyrtar Kryesor Financiar dhe të Thesarit’ dhe ‘Zyrtar i Auditimit të Brendshëm’”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/