Site icon Telegrafi

Trepça pëson edhe në shtëpi, mposhtet nga Ludwigsburg

Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar humbje nga MHP Riesen Ludwigsburg me rezultat 57:70 (21:21, 11:14, 13:12, 12:23), në grupet e FIBA Europe Cup.

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin dhe kjo pjesë përfundon 21:21.

Edhe periudha e dytë ishte e baraspeshuar, por me shumë gabime, duke u shënuar shumë pak pikë, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 32:35.

Por, dallimi u bë në pjesën e dytë. Skuadra gjermane ishte më e mirë, sidomos në momentet vendimtare dhe arriti të fitojë 57:70.
Dardan Kapiti ishte më i miri te vendasit me 11 pikë e nëntë kërcime.

Për kampionët e Kosovës ishte humbja e dytë në dy ndeshje, derisa për mysafirët fitorja e dytë në dy ndeshje.

Takimin e ardhshëm, ‘Xehetarët’ e kanë në shtëpi ndaj Caledonia Gladiators më 23 tetor. /Telegrafi/ 

Exit mobile version