Site icon Telegrafi

Trepça nënshkruan me Mehmetin

Trepça nuk ka hasur në ecuri të mirë në dy javët e para në elitën e futbollit, ku ka pësuar dy humbje rresht.

Klubi që ka drejtor sportiv, Ajet Shoshollin, bëri goditje të rëndësishme, duke u përforcuar me sulmuesin e Drenicës nga Skenderaj, Kastriot Mehmeti.

“Zyrtarisht jam pjesë e KF Trepçës. Falënderoj te gjithë për përkrahjen, ‘Shqiponjat e zeza’, bashkëlojtarët, trajnerët dhe i dëshiroj shumë suksese KF Drenicës”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti në sezonin e shkuar kishte kaluar formë të mirë te Drenica, por një lëndim në gju e ndali hovin e tij.

Ai është pjesë e përfaqësueses së Kosovës për 21 vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version