Site icon Telegrafi

Trepça mbyll stinorin debutues në Ligën Ballkanike

Trepça mbyll stinorin debutues në Ligën Ballkanike (BIBL) sonte në duel ndaj Sutjeskës.

Ekipi mitrovicas është eliminuar në fazën e parë grupore të garës dhe sonte do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit B.

Derisa Sutjeska ka siguruar fazën e radhës, ndeshja fillon në ora 18:00 dhe zhvillohet në Nikshiq të Malit të Zi.

Ndërkohë vetëm Peja ka mbetur në këtë garë ballkanike pas eliminimit të kampionit Sigal Prishtina, Bashkimit dhe skuadrës shqiptare Tirana. /Telegrafi/

Exit mobile version