Ndërmarrja publike “Trepça” sot ka larguar përkohësisht nga puna tre punëtorë, inicialet e të cilëve janë: B.Sh., E.K. dhe M.S.
Sipas njoftimit, B.Sh. dhe E.K., më 07.01.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, shkruan Telegrafi.
Bëhet e ditur se të njëjtit kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas rregullorës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.
Ndërsa M.S., siç njofton “Trepça”, më 10.01.2025 në orën 06:30 është skenuar përmes kartelës dhe ka dalur nga rrethoja afër portës.
Thuhet se edhe ky punëtor ka kryer shkelje të detyrave të punës sipas rregullorës për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike. /Telegrafi/