Site icon Telegrafi

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një puntor tjetër

Fotografi ilustruese

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme edhe një puntor tjetër është larguar përkohësisht nga puna.

Sipas njoftimit, puntori i larguar përkohësisht nga puna është me inicialet B.V., shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka bërë të ditur se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version