Site icon Telegrafi

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër

Fotografi ilustruese

Gjatë kësaj të mërkureje, ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër.

Sipas njoftimit, punëtori që u largua sot përkohësisht nga puna është me inicialet Y.S., shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka bërë të ditur se i njëjti ka shkelur rëndë detyrat e punës.

“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version