Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot është larguar përkohësisht nga puna punëtori me inicialet S.N.
Sipas njoftimit, i njëjti kishte kryer shkelje të rënda të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.
“Për shkak se i njëjti ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se më 18.09.2024 lënda ka shkuar në “Krimet e Rënda Ekonomike” sepse sipas njoftimit, S.N. duke vepruar në këtë mënyrë ka bërë keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar. /Telegrafi/