Site icon Telegrafi

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, inicialet e të cilit janë I.S.

Ky veprim është bërë me vendim të kryeshefit ekzekutiv të “Trepça” Sh.A., shkruan Telegrafi.

“Me datën 19.11.2024 z.I.S. është larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:7217 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.7 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A., për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version