Site icon Telegrafi

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, ai mungoi në punë pa arsye

Fotografi ilustruese

Gjatë ditës së sotme, ndërmarrja publike “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna, punëtorin me inicialet E.B.

Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të renda të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka thënë se E.B. ka munguar në punë pa arsye.

“Për shkak se ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 par.1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë pa arsye”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version