Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot janë larguar përkohësisht nga puna edhe 13 punëtorë tjerë.
Sipas njoftimit, inicialet e këtyre punëtorëve janë: B.S, B.I, SH.R, Z.I, Sh.O, P.B, B.H, D.H, F.B, R.B, B.H, Rr.L dhe E.M, shkruan Telegrafi.
“Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që gjatë muajve të fundit, “Trepça” ka larguar edhe disa punëtorë tjerë nga puna. /Telegrafi/