Trepça ka mposhtur skuadrën maqedonase Karpos Sokoli, duke rikthyer gjithçka në fund me rezultat 82-80.
Skuadra mitrovicase e nisi mirë takimin, por çereku i parë u mbyll në të mirë të maqedonasve 25-20.
Në çerekun e dytë minatorët u këndellën dhe fituan 16-15, duke shkuar në pushim minus katër pikë.
Tifozët e zjarrtë Torcida i dhanë zemër skuadrës së tyre në pjesën e dytë, por në disa raste fati nuk ishte me ta.
Kur të gjithë pritën që Trepça të pësoj humbjen e dytë, ndodhi e kundërta, pasi lojtarët e gjelbër fituan ndeshjen në çerekun e katërt.
Lojtari më i dalluar ishte Scott 24 pikë, i përcjellë nga Zekiqi me 16 pikë.
Te Sokoli më i miri është Perry me 17 pikë. /Telegrafi/