Site icon Telegrafi

“Trepça” i’u ndërpren marrëdhënien e punës edhe dy punëtorëve tjerë, shkelën rëndë detyrat e punës

Ndërmarrja publike "Trepça"

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe dy punëtorëve tjerë, inicialet e të cilëve janë Sh.S dhe F.I.

Sipas njoftimeve, të dy punëtorët kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.

“Trepça” ka thënë se Sh.S. që nga data 01.11.2024 ka munguar në punè mbi 17 ditë.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data: 01.11.2024 ka munguar në punë mbi 17 ditë”, thuhet në njoftim.

Për këtë arsye, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për Sh.S.

Ndërsa, F.I. që nga data 23.09.2024 ka munguar në punë mbi 46 ditë.

“Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti që nga data: 23.09.2024 ka munguar në punë mbi 46 ditë”, thuhet në njoftim.

Komisioni Disiplinor ka shqiptuar gjithashtu masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për F.I. /Telegrafi/

Exit mobile version