Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, duke shkruar kështu në shtatë numri i punëtorëve që janë larguar nga puna.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës, shkruan Telegrafi.
“Më datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes publike.
Bëhet e ditur se punëtori që sot është larguar nga puna është me inicialet K.M.
Më herët, “Trepça” njoftoi se njëjtë kanë vepruar edhe me punëtorin me inicialet A.P. pasi siç thuhet në njoftim ai ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
I njëjti veprim dhe për të njëjtën arsye është ndërmarrë edhe ndaj punëtorit me inicialet B.M.
Ndërsa, ditën e djeshme, më 19 gusht, “Trepça” ka larguar nga puna punëtorin me inicialet M.Z. sepse i njëjti, sipas tyre ka bërë shkelje të rënda të detyrave të punës.
Njëjtë është vepruar edhe ndaj punëtorit me inicialet B.M.
Njësoj është vepruar edhe ndaj dy punëtorëve tjerë me inicialet A.B. dhe A.N. /Telegrafi/