Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se edhe gjatë ditës së sotme i’a ka ndërprerë marrëdhënien e punës edhe një punëtori tjetër, inicialet e të cilit janë A.V.
Sipas njoftimit, i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës sepse ka munguar në punë 42 ditë, shkruan Telegrafi.
“Me datën 29.01.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e z.A.V pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti ka munguar në punë që nga data 19.12.2024 ku në total i bie ditë kalendarike”, thuhet në njoftim.
Për këtë arsye, komisioni disiplinor ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.V. /Telegrafi/