Site icon Telegrafi

“Trepça”: Gjatë muajve shtator – nëntor 2024 nga miniera e Artanës u eksploatuan afro 8 mijë ton xehe, 9.69 % më shumë se në vitin e kaluar

Miniera e Artanës. Fotografi ilustruese

Gjatë periudhës shtator – nëntor të vitit 2024 nga miniera e Artanës janë eksploatuar 7,980.00 ton xehe.

Kështu ka njoftuar ndërmarrja publike “Trepça”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, në të njëjtën periudhë të vitit 2023 janë eksploatuar 7,275.00 ton xehe.

Bëhet e ditur se në këtë vit ka pasur eksploatim të xehes më të lartë sesa në vitin e kaluar, gjatë periudhës së njëjtë, shprehur në përqindje 9.69%.

“Kjo do të thotë se gjatë periudhës shtator – nëntor 2024 nga kjo minierë ka pasë eksploatim të xehës më të lartë sesa gjatë periudhës shtator – nëntor 2023 për 705.00 t ose shprehur në përqindje 9.69 %”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version