Telegrafi

Trepça gati për Ligën Ballkanike

Skuadra e Trepçës ka dhënë shenjat e para se po bëhet gati për një kthim të fuqishëm në edicionin 2016/17.

Pasi vazhdoi kontratën edhe për një vit me trajnerin Neven Plantak, skuadra nga Mitrovica ka angazhuar edhe dy përforcimet e para. Bëhet fjalë për amerikanët Eric Stutz dhe Jeremy Wise, shkruan sot Koha Ditore..

Stutz (203 cm) luan në pozitën e qendrës, derisa Wise (191 cm) në atë të plejmejkerit. Stutz në edicionin e fundit ka luajtur te skuadra Inter Bratislava në Sllovaki ku ka regjistruar vetëm tri paraqitje.

Ndërkohë, Wise së fundi është aktivizuar në Kanada, te skuadra London Lighting.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe te Lille (Francë), Soproni (Hungari), Caneros (Republika Dominikane), Trotamundos (Venecuelë), Maccabi Haifa (Izrael) dhe për disa ekipe në D-League. Ai në dhjetor të vitit 2011 kishte firmosur edhe me ekipin nga NBA-ja, Miami Heat për t’u larguar pas një muaji pa zhvilluar asnjë ndeshje.