Trepça ka fituar ndeshjen e parë parakualifikuese në FIBA Europe Cup, ku mitrovicasit kanë mundur Tindastoll me rezultat 69:77 (17:16, 22:18, 14:16, 16:27).
Pjesa e parë e ndeshjes ka qenë kryesisht e barabartë, duke përfunduar 39:34.
Dallimi më i madh dhe vendimtar u bë në dhjetë minutat e fundit, ku mitrovicasit ishin më të mirë dhe fituan 69:77.
Më të mirët te fituesit e Kupës dhe Superkupës së Kosovës ishin Drilon Hajrizi me 18 pikë dhe gjashtë kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 22 pikë e katër kërcime.
Parnu Sadam ditën e djeshme ishte mundur nga Tindastoll me rezultat 62:69.
Ndeshja e dytë dhe e fundit për mitrovicasitdo të jetë të enjten kundër Parnu Sadam nga ora 18:00.
Tashmë mitrovicasit kanë gjasa të mëdha të kalojnë në grupet e FIBA Europe Cup. /Telegrafi/