KB Trepça ka dalë fituese përballë KK Sutjeska në palestrën Minatori (75-73).
Skuadra nikoqire e nisi mirë ndeshjen që nga fillimi duke e mbyllur çerekun e parë me dy pikë epërsi (18:16).
Avantazhi i mitrovicasve vazhdoi edhe në pjesëlojën e dytë (21:18) dhe në të tretën (19:18).
Mirëpo, në çerekun e fundit, mysafirët arritën që në një moment ta barazonin rezultatin dhe ky dhjetëminutësh u përcoll me një dramë nga të dyja ekipet.
Sidoqoftë, në fund skuadra nga Kosova ia doli të ishte triumfuese me dy pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e dytë e KB Trepçës në kuadër të Grupit B të Ligës Ballkanike, ndërsa ka regjistruar po aq humbje. /Telegrafi/