Ndërmarrja publike “Trepça” ka reaguar pasi sot Ministria e Punëve të Brendshme e ka nënshkruar një udhëzimin administrativ, ku përmes së cilit do të mundësohet trajnimi dhe certifikimi i minandezësve nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Trepça” e ka falënderuar Qeverinë për këtë veprim.
“Ndërmarrja Trepça Sh.A., e falënderon Qeverinë e Republikës së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm për ta ngritur Trepçën në vendin që e meriton”, thuhet më reagim, shkruan Telegrafi.
Sipas “Trepçës”, ky udhëzim do të krijojë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritje të efikasitetit në minierat e Trepçës.
“Ky veprim do të kontribuojë në stabilizimin e situatës dhe do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të ndërmarrjes”, thuhet tutje në reagim.
Tutje bëhet e ditur se menaxhmenti i ndërmarrjes publike “Trepça” është duke punuar intensivisht për zgjidhjen e problemeve në këtë ndërmarrje.