Skuadra e Trepçës, që ka shënuar fitore në ndeshjet e deritashme të drejtuara nga trajneri i ri i saj, Dimitris Papadopoulos, pret nesër Tiranën në Mitrovicë.
Ekipi gjelbërezi në “Minatori” do të kërkojë fitoren e dytë me radhë dhe të tretën në total në Grupin B të Ligës Bballkanike, ku është duke debutuar këtë stinor, ashtu sikurse Tirana.
SK Tirana në anën tjetër, ka deri tash vetëm një fitore dhe atë pikërisht ndaj Trepçës, të arritur në xhiron e parë të stinorit. Tiranasit gjithashtu kanë ndërruar trajnerin. Ata larguan Slobodan Petrovskin maqedon dhe morën malaziasin Nikola Milatovi, transmeton borozani.
Aktualisht, Trepça ka bilanc 2-2 në Grupin B të BIBL, ndërsa Tirana 1-3.