Site icon Telegrafi

Trepça e mbyllë aventurën në BIBL me fitore në Nikshiq

KB Trepça e ka mposhtur Sutjeskan në Nikshiq me rezultat 80-78.

Kjo fitore erdhi pas një dominimi të madh të mysafirëve nga Mitrovica në pjesën e parë.

Shkëlqyen katër lojtarë në pikë dyshifrore, kurse më i miri sihte Frederick Stutz me 19 pikë e 8 kërcime dhe Montreal Scott me 19 pikë.

Turpin me 14 pikë shkëlqeu, ashtu sikurse edhe Wise me 14 pikë.

Te Sutjeska u dallua Cvorovic me 18 pikë.

Kjo fitore për KB Trepçën ishte për prestigj, pasi që tashmë ishte eliminuar nga Ballkan Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version