Site icon Telegrafi

“Trepça” dhuron një objekt me qera, në tri vitet e ardhshme planifikohen mbi 170 mijë euro për ndërmarrjen publike

Ndërmarrja publike "Trepça"

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar sot se ka dhënë me qera një objekt të papërdorur për vite me radhë.

“Trepça” ka thënë se kjo është arritur përmes një procesi transparent dhe se kjo marrëveshje do të krijojë të ardhura të reja për ndërmarrjen publike, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, kjo është një kontratë e re për shfrytëzimin e depos, e cila për tri vitet e ardhshme do t’i dhurojë “Trepçës” mbi 170 mijë euro.

Tutje thuhet se ky është një shembull i bashkëpunimit mes sektorit publik dhe atij privat.

“Ky është një hap i madh përpara për ndërmarrjen tonë dhe një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat. Me këtë marrëveshje, jo vetëm që kemi siguruar të ardhura shtesë, por edhe kemi rritur efikasitetin e menaxhimit të aseteve tona”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version