Pas lajmit të mirë se skuadrat e Superligës së Kosovës mund të licencohen për kompeticionet Evropiane të futbollit, vjen e papritura.
Dy nga klubet kosovare nuk e kanë bërë aplikimin për t’u liçensuar, pasi nuk plotësojnë kushtet e duhura.
Bëhet fjalë për Trepçën dhe Drenicën, dy klube me emër në futbollin kosovar, por që kohët e fundit kanë pasur problemet e tyre.
Duke parë këtë gjë’ drejtuesit e ketyre klubeve kanë vendosur që të mos bëjnë proceduarat për licensimin.
Ky lajm është bërë publik nga menaxheri i Federatës së Futbollit në Kosovë, Bajram Shala, i cili ka konfirmuar vendimet e Trepçës dhe Drenicës.
Për të marrë licencën, duhet të plotësohen pesë kritere, që janë: kriteri financiar, ligjor, sportiv, i personelit e administratës dhe infrastrukturor.