Telegrafi

Trepça deklason liderin e grupit në Ligën Ballkanike (Video)

Trepça ka shënuar fitore në kuadër të Ligës Ballkanike.

Mitrovicasit kanë triumfuar kundër skuadrës maqedonase Feni me rezultat 70:45.

Torcidat gjatë gjithë ndeshjes treguan lojë të shkëlqyer në fazën sulmuese dhe mbrojtje të çeliktë të mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

Trepça në dhjetëminutëshin e parë krijoi epërsi prej nëntë pikëve duke përfunduar këtë çerek me 19:10.

Edhe në vazhdim vendasit treguan lojë më të bukur duke ngritur epërsinë në 16 pikë, përkatësisht 36:20.

Edhe në dhjetëminutëshin e tretë mitrovicasit triumfuan. Kësaj radhe Trepça triumfoi 14:7.

Në çerekun e fundit mitrovicasit e menaxhuan rezultatin dhe kështu triumfuan me rezultat 70:45.

Pas kësaj, Trepça ka dhjetë pikë dhe zë vendin e katërt ndërsa Feni mbetet në pozitën e parë të renditjes tabelore. /Telegrafi/