Trepça ka debutuar me humbje në Ligën Ballkanike.
Mitrovicasit kanë pësuar humbje në pallatin ‘Asllan Rusi’ kundër Tiranës me rezultat 78:66.
Çereku i parë përfundoi me rezultat të barabartë 22:22, megjithëse ishin në epërsi në të shumtën e kohës vendasit.
Edhe në periudhën e dytë skuadra tiranase tregoi lojë më të mirë për një nuancë dhe kështu, pjesa e parë përfundoi me katër pikë epërsi në dobi të Tiranës, 43:39.
Tiranasit edhe në pjesën e dytë vazhduan me lojë të mirë, ndërsa mitrovicasit nuk ishin të saktë në momentet vendimtare, raporton Telegrafi.
Bardhekaltërit shqiptar në çerekun e tretë shtuan epërsinë në shtatë pikë, përkatësisht 62:55.
Tirana në periudhën e tretë arrit të menaxhoi lojën dhe kështu, shifrat në semafor tregoi rezultatin përfundimtar 78:66.
Basketbollisti më efikas i takimit ishte tiranasi, Endrit Hysenagolli, i cili realizoi 25 pikë, nëntë kërcime dhe tre asistime. Te skuadra mitrovicase me lojë të mirë u dallua Stutz Frederic me 14 pikë.
Pas kësaj fitore, Tirana ka dy pikë në grupin B, ndërsa skuadra mitrovicase ka vetëm një pikë. /Telegrafi/