Kampioni i Kosovës, Trepça ’89, sot ka arritur në Ishujt Faroe ku edhe do ta bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve.
Trepça ’89 do të përballet me kampionin e këtij vendi FC Vikingur Gota
Seanca stërvitore është zhvilluar në stadiumin ku do të luhet ndeshja e parë kualifikuese.
Sipas menaxherit të klubit, Hamdi Zeka, udhëtimi dhe akomodimi në hotel ka shkuar perfekt, ndërsa presin rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00.
Ndërsa sa i përket ndeshjes kthyese mes Trepça’89 dhe Vikingur Gota, ajo do të zhvillohet me 4 korrik nga 18:00. /Telegrafi/