Trepça ‘89 edhe pse e nisi më mirë ndeshjen, në fund u penalizua nga një karton i kuq.
Blerand Kurtishaj mori dy kartonë të verdhë dhe doli nga loja.
Që nga ai moment mysafirët e shfrytëzuan superioritetin numerik ku shënuan dy herë.
Fillimisht ishte Sorin Vasili Anghel që përfitoi nga një vendosje e keqe e mbrojtjes dhe shënoi në minutën e 37-të.
Nuk vonoi shumë dhe ishullorët pësuan edhe golin e dytë.
Pas një harkimi në zonë, Përparim Islami shënoi në portën e tij për 2-0. /Telegrafi/