Trepça ’89 ka shënuar fitore në xhiron e njëzet të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit triumfuan si mysafirë në stadiumin Shani Haxhiislami kundër Besës me rezultat 1-0.
Ylber Maloku kishte një rast të mirë në të katërtën minutë, por topin e dërgon pranë portës së Haxhijajt.
Shpëtim Idrizi ka harkuar në zonën e rreptësisë në të 34, ku Bashakovski e dërgon topin drejt portës kurse Florent Papuqi në tentim për ta larguar, shënon autogol.
Dy minuta më vonë, vendasit lëshuan një mundësi ideale për të barazuar rezultatin me Fetim Kasapin, por Islami largon topin pak para se të përfundonte në rrjetë.
Trepça ’89 iu anulua një gol pas gjashtë minutash ndërprerje pasi që paraprakisht në të 61 minutë shënoi Festim Krasniqi.
Pejanët kërkuan anulimin e golit nga gjyqtari Besfort Kosumi me pretekstin se topi nuk e ka kaluar vijën, e cila gjë ndodhi në të 67 minutë.
Kjo ka bërë që të ketë edhe gjashtë minuta shtesë, të cilat nuk prodhuan ndonjë rast ideal për ekipet respektive.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të “Torcidave” me rezultat minimal 1-0.
Pas kësaj, Trepça ’89 ngjitët në pozitën e katërt me 33 pikë ndërsa Besa mbetet në vendin e dhjetë me 14 pikë. /Telegrafi/