Trepça ’89 ka shënuar fitore në derbin e xhiros së Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër Prishtinës me rezultat minimal prej 1:0, e cila ka bërë që të përforcohet edhe më tepër në kreun e tabelës.
Me të filluar pjesa e parë vendasit treguan se kanë hyrë në takim për tre pikë, transmeton Telegrafi.
Minuta e katër zhvillohej kur Oto John ka realizuar pas një kundërsulmi fantastik të skuadrës vendase duke dërguar në trans tifozët vendas.
https://twitter.com/pacolli_burim/status/839085682505224194
Megjithëse mysafirët në vazhdim u përpoqën të barazonin rezultatin dhe vendasit të dyfishonin epërsinë, pjesa e parë u mbyll me një gol të shënuar prej ‘minatorëve’.
Edhe në pjesën e dytë u krijuan disa raste, por të cilat nuk u shfrytëzuan prej lojtarëve mysafirë ndërsa sulmet e futbollistëve prishtinas përfundonin në mesfushë.
Arbër Potoku (‘59), Oto John (‘62) dhe Florent Hasani (‘69), Muharrem Jashari (’82) nuk u treguan të saktë para portës prishtinase, ku Alban Muçiqi nuk i lejoi në saje të intervenimeve të sakta.
Në vazhdim të ndeshjes, te dyja skuadrat e kërkuan rrugën e golit, por nuk arritën të tundin rrjetat e ekipeve respektive dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat 1:0 për Trepçën ’89.
Pas kësaj fitore, Trepça ka 48 pikë në ligën elitare kosovare ndërsa Prishtina ka nëntë më pak dhe gjendet në vendin e dytë të renditjes tabelore. /Telegrafi/