Trepça ’89 ka prezantuar super përforcimet e deritashme.
Ata sot bombarduan me Kushtrim Lushtakun nga Kukësi dhe Blerand Kurtishajn nga Feronikeli.
“Prezantimi i përforcimeve, Kushtrim Lushtaku, vëllezërit Muja dhe Milot Kamberaj dhe rikthehet mjeshtri i golave Blerand Kurtishaj”
“Vlen të cekët vazhdimi i kontratës nga ana e Arbër Potokut. Suksese”, shkruan 89-shi në faqen e tyre në facebook.
89-shi do të luajë në Evropë dhe ka përforcuar skuadrën. /Telegrafi/