Kur kanë mbetur më pak se katër orë deri te loja ndërmjet Trepçës ’89 dhe Vikingurit, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, vazhdon të ketë bileta të mjaftueshme në treg.
Në qytetin e madh të Kosovës tash për tash nuk ka ndonjë atmosferë tifozerie, e cila pritet të ndodh pas pak.
Edhe Trepça ’89 njofton se ka bileta të mjaftueshme në treg për ndeshjen e sontme kundër Vikingurit, të cilën mitrovicasit do ta zhvillojnë në Mitrovicë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
“Njoftohen qytetarët e Republikes se Kosoves se bileta ka mjaft dhe gjithashtu ju njoftojmë se deri në ora 15:00 pikëshitja do të jetë në vendet e caktuara, kurse prej orës 15:00 pikëshitja do të transferohet te Stadiumi Adem Jashari. Ju kisha lutë mos manipuloni”, thuhet në njoftimin e 89-shit, i cili vjen pas disa raportimeve se nuk ka bileta në treg.