Kampioni në fuqi i Kosovës, Trepça ’89 po vazhdon fazën përgatitore në Antalya të Turqisë.
Kësisoj përveç stërvitjeve në kushte mjaftë të mira, skuadra kosovare ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësorë.
Kësaj radhe rivalët e 89-shit ishin skuadra nga Bullgaria, Tsarsko Selo të cilën kosovarët e mposhtën me rezultat të thellë 4-1.
Festim Krasniqi, Shend Kelmendi, Oto John dhe Arbnor Aliu i shënuan golat për skuadrën mitrovicase.
Tsarsko Selo është skuadër që luan në Ligën e Parë të Bullgarisë dhe zë pozitën e parë me gjasa reale për tu inkuadruar në elitën e futbollit hungarez.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar dy ditë më herët, 89-shi kishte barazuar 2-2 me skuadrën kazake Kyzyl Zhar. /Telegrafi/