Trepça ’89 ka arritur të shpallet kampion vjeshtor pas fitores si mysafirë kundër Lirisë.
Prishtina dhe Feronikeli në ndeshjen tjetër kanë luajtur baras 0-0, në një ndeshje që nuk prodhoi asgjë më shumë se loja fizike dhe ndërhyrjet e shumta.
89-shi fitoi si mysafirë i Lirisë 3-0 me dy golat e John John dhe një të Florent Hasanit.
Gjilani ka fituar përballë Trepçës në ‘Adem Jashari’ 2-0, ndërsa Drenica ka barazuar me Ferizajn 1-1.
89-shi ka mbetur lider me 39 pikë, pesë më shumë se Prishtina që është e dyta. E treta është Feronikelin me 33 pikë. /Telegrafi/