Trepça ’89 ka arritur të fitojë si mysafirë i Ferizajt me rezultat 3-1 për të kaluar në gjysmëfinale.
Ferizaj e nisi më mirë takimin pasi kaloi në epërsi me golin e Adrian Selimit.
Mërgim Pefqeli ishte ai që shënoi për 1:1 për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Në vazhdime mitrovicasit shënuan edhe dy herë me Shpëtim Idrizin dhe Blerand Kurtishaj për të kaluar në gjysmëfinale.
Tri skuadrat tjera që e kanë siguruar më parë gjysmëfinalen janë Prishtina, Drita dhe Llapi./ Telegrafi/