Telegrafi

Trepça ’89 ka tetë fitore radhazi, por kush e mban rekordin! (Foto)

Skuadra Mitrovicase po vazhdon të shkëlqejë në këtë edicion të kampionatit të Kosovës në futboll.

Trepça ’89 ka shënuar edhe fitoren e tetë rresht pas triumfit kundër Trepçës me rezultat 3-1.

Por, shtrohet pyetja se cila skuadër ka numrin më të madh të fitoreve të njëpasnjëshme, shkruan Telegrafi.

Skuadra që mban rekordin e fitoreve radhazi është ajo e Hysit.

Kjo e fundit ka shënuar 11 fitore radhazi në vitin kampionatin e vitit 2011/2012.

Mbetet të shihet nëse mitrovicasit do ta thyen këtë rekord gjatë javëve të ardhme, ku në katër xhirot në vijim do të takohen me Gjilanin, Dritën, Feronikelin dhe Llapin. /Telegrafi/