Telegrafi

Trepça ’89 fiton ndaj Ballkanit, merr frymë në renditje

Trepça ’89 e ka fituar ndeshjen hapëse të xhiros 27 të Ipko Superligës ndaj Ballkanit me rezultat 2-1.

Të dy golat në këtë ballafaqim i realizoi i talentuari Engjëll Hoti.

Mesfushori i 89-shit shënoi dy eurogola për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme ekipit të tij në luftën për mbijetesë.

Fillimisht ai shënoi në minutën e 17-të me një goditje të fortë nga 30 metra, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë ishte po i njëjtë që me një goditje të bukur shënoi për 2-0.

Për Ballkanin realizoi Jetmir Topalli në kohën shtesë.

Me tri pikët e fituara, ekipi mitrovicas tani ngrihet në vendin e gjashtë me 35 pikë, ndërsa Ballkani mbetet i rrezikuar në luftën për mbijetesë me vetëm 32 pikë. /Telegrafi/