Trepça ‘89 ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mitrovicasit kanë triumfuar para shikuesve të vetë kundër skuadrës së Llapit me rezultat 3-1.
Pjesa e parë përfundoi e barabartë, ku te dyja skuadrat realizuan nga një gol secili.
Fillimisht, sulmuesi Otto John kaloi në epërsi kampionin aktual në të 25 minutë.
Florim Bërbatovci barazoi gjithçka në momentin që pritej të përfundonte 35 minutshi i parë.
Megjithatë në pjesën e dytë, 89-shi shënoi dy gola të bukur, të cilët i sollën tre pikë.
Sërish, Otto John ishte ai që shënoi 30 minuta para përfundimit të takimit pas asistimit të Argjend Mustafës.
Gjashtë minuta më vonë, Muharrem Jashari realizoi gol për “Torcidat” dhe me këtë vulosi edhe fitoren e vendasve, pasi që deri në fund të takimit më nuk pati gola.
Pas kësaj, Trepça ’89 zë pozitën e tretë me 12 pikë ndërsa Llapi mbetet lider i ligës elitare kosovare. /Telegrafi/