Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitore ndaj Vëllaznimit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Minatorët fituan me rezultat 4-0 , ky dy gola i shënuan që në pjesën e parë, e dy në të dytën.
Ishte mesfushori në formë Engjëll Hoti, ai që e hapi ndeshjen në minutën e 21-të.
Kur pritej që Vëllaznimi të bënte me shumë, në skenë doli Arb Manaj që e dërgoi skuadrën e tij në pushim me rezultat 2-0.
Zhvillohej minuta e 83′ ku një kudërzbritje e shpejtë nga Hasan Hyseni, i cili pasi kalon Agron Beqirin pasou bukur në krahë për Arbnor Mujën që realizoi për 3-0.
Goli i nokautit erdhi nga Traore në fund për 4-0
Kjo fitore i jep shumë përparësi Trepçës ’89 drejt finales së Kupës. /Telegrafi/