UEFA ka ndarë shpërblimet për Trepçën ’89 dhe Prishtinën, për sukseset e arritura.
Kampioni në fuqi, Trepça ’89 ka pranuar shpërblimin prej 480 mijë eurosh.
260 mijë kaun ardhur pasi janë shpallur kampion në Superligë dhe 220 mijë për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
Klubi mitrovicas kishte pësuar humbje në dy ndeshjet kundër Vikingur.
Në anën tjetër Prishtina ka përfituar 215 mijë euro.
Ata fituan shpërblimin, pasi fituesja e Kupës, Besa e Pejës nuk kishte marrë licencën nga FFK për garat ndërkombëtare.
Prishtina luajti në Ligën e Evropës ku ishte mposhtur nga Norrkoping në të dy ndeshjet.
Çuditërisht, në konferencën për shtyp të organizuar nga FFK, munguan drejtuesit e Trepçës ’89. /Telegrafi/