Telegrafi

Trepça ’89 dhe Ferizaj fitojnë derbit në Ligën e Parë

Liga e Parë në të dyja grupet kishte sot derbi, Trepça ’89 ishte nikoqirë i Dinamos, ndërsa Vjosa priste Ferizajn.

Në grupin e A në një përballje për vendin e parë, ‘Minatorët’ morën tri pikë ndaj Dinamos duke i mposhtur këta të fundit me rezultat 2-1.

Goli i parë në “Riza Lushta” erdhi në minutën e 23-të, kur sulmuesi shqiptar  Kostika Beçka shënoi për 1-0. Pak pa u mbyllur pjesa e parë Kenan Orana barazoi shifrat në 1-1.

Në mesin e pjesë së dytë, Ardian Hasani ktheu epërsinë për Minatorët që fituan me rezultat 2-1 për të kaluar përkohësisht në vendin e parë.

Trepça ’89 tani ka 39 pikë, një më shumë se Suhareka që luan në fundjavë ndaj Phoenixit.

Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Ferizaj ka bërë një hap të madh drejt elitës së futbollit kosovar, duke fituar me rezultat 2-1 si mysafir i Vjosës në Shtimje.

Egzon Qerimi dhe Betim Haxhimusa shënuan golat në fitoren e Ferizajt, që vazhdojnë të jenë në krye.

Ferizaj tani me 48 pikë, katër më shumë se Prishtina e Re që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore