Telegrafi

Trepça – 2 Korriku, zhvillohet nën dritën e reflektorëve në stadiumin ‘Adem Jashari’

Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar në veçanti të klubit të madh Trepça.

Si asnjëherë më parë, Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve.

Klubi nga Liga e Parë e Kosovës e ka konfirmuar këtë gjë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.

‘Xehetarët’ do të përballen në shtëpi me një rival tejet të fortë për inkuadrim në Superligë, 2 Korrikun nga Prishtina.

Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit ‘Adem Jashari’, me fillim nga ora 20:00.

Hyrja për tifozë për këtë takim do të jetë 1 euro, ndërsa VIP Zona 5 euro. /Telegrafi/