Një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e futbollit kosovar në veçanti të klubit të madh Trepça.
Si asnjëherë më parë, Trepça do ta zhvillojë ndeshjen e parë nën dritën e reflektorëve.
Klubi nga Liga e Parë e Kosovës e ka konfirmuar këtë gjë nëpërmjet faqes së tyre zyrtare.
‘Xehetarët’ do të përballen në shtëpi me një rival tejet të fortë për inkuadrim në Superligë, 2 Korrikun nga Prishtina.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit ‘Adem Jashari’, me fillim nga ora 20:00.
Hyrja për tifozë për këtë takim do të jetë 1 euro, ndërsa VIP Zona 5 euro. /Telegrafi/