Telegrafi

Treningu i Klhoé Kardashianit nuk është ashtu siç keni menduar, ajo ka ndihmë të posaçme

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians“, kohë më parë me fansat në Instagramin e vet ka ndarë profilin se si vrapon përpjetë, madje që edhe për vete ka të kapur karrocën në të cilën ulet (dhe kënaqet duke ngrënë mollë) sugaresha e saj True

– Eja ta bëjmë këtë – ka shkruar me këtë postim Klhoé duke nxitur veten dhe duke inspiruar fansat e vet.

Me këtë video-xhirim ka shtuar edhe taktet e këngës ‚Eye of the Tiger‘, të cilat, në mënyrë të përsosur përshtaten me këtë që shohim.

Klhoé, e cila është e njohur për qasjen serioze ndaj stërvitjeve, në të vërtetë punon në vrapime me intervale, të cilat përfshijnë intervalet e shkurtra të ecjes intensive me intervale të shkurtra pushimi.

Kështu fitohet efekti i ngjashëm me treningët HIIT.

Me këtë ushtrim do të përshpejtoni pulsin, posaçërisht do t’ju jenë të aktivizuar kuadricepsi, nëngjunjët, gluteusi dhe pulpat.

/Telegrafi/