Telegrafi

Trening i lehtë në shtëpi: Ushtrime 15-minutëshe për muskuj të hollë të duarve dhe shpinë të definuar!

Këto ushtrime jo vetëm që do t’ju ndihmojnë të tendosni muskujt e duarve dhe të shinës, por ato do të përmirësojnë qëndrimin dhe do t’i zbusin edhe dhembjet e shpinës

Treningu bëhet për vetëm 15 minuta, mirëpo për rezultate më të mira rekomandohet që të bëhen 3 herë në javë, duke i kombinuar me ushtrimet e tjera.

Për këto ushtrime do t’ju nevojiten dy pesha apo dy shishe të mbushura me ujë, transmeton Telegrafi.

Ushtrimet janë krijuar që të aktivizojnë çdo muskuj të shpinës dhe duarve.

Pas vetëm një muaji, do të duhej t’i vërenit rezultatet e para.

Nëse nuk hiqni dorë, për një kohë të shkurtër do të keni shpinë balerine.

/Telegrafi/