Telegrafi

TRËNDAFILI QË MBIU NË NJË TË ÇARË BETONI

Nga: Tupac Shakur
Përktheu: Roland Gjoza

Keni dëgjuar për trëndafilin që mbiu
në një të çarë betoni?
Kjo provon se ligji i natyrës është i gabuar
përderisa ai mësoi të ecte në këmbë
kjo qesharake duket, por u arrit ëndrra
të dalë dhe të marrë ajër të freskët.
Jetë të gjatë trëndafil që mbive nga betoni
pa u kujdesur askush për ty.